Fëmijët e vegjël e kanë të pamundur që të shprehin shqetësimet e tyre shëndetësore, ndaj kujdesi i prindërve duhet të jetë maksimal.
Nëse e dëgjoni fëmijën tuaj të gërhasë apo shfaqë vështirësi në frymëmarrje, merreni seriozisht pasi më vonë mund të rezultojë problematike për shëndetin e të vegjëlve tuaj.
Studimi i kryer në Britani të Madhe, në më shumë se 11.000 fëmijë, ka treguar se ata të cilët gërhasin ose kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit, janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë nga zhvillimi i çrregullimeve në sjellje, kur të arrijnë moshën shtatëvjeçare, trasmeton noa.al
Sipas studiuesve britanikë, fëmijët për shkak të cilësisë së dobët të gjumit, me kalimin e kohës bëhen shumë të lodhur, ç’ka mund të nxisë zhvillimin e nervozizmit, hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes.
Prandaj, prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjumit të fëmijës dhe nëse vërejnë vështirësi të tilla, duhet të këshillohen me mjekun.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...