Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull.
Por, ndërsa ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli.
Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.
Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.
Mjeku Pëllumb Pipero thotë për KlanPlus se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit.
Javën e kaluar 11 persona ju drejtuan Spitalit Infektiv për shkak të helmimit ushqimor nga konsumimi i sufllaqeve me mish në një Fast-Food në zonën e ish-Bllokut.
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3