Ju mund të krenoheni me aftësinë tuaj për multitasking. Por hulumtimet tregojnë se shëndeti i trurit mund të vuajë kur multitaskingu përfshin shumë pajisje, si surfimi në ueb ose luajtja e ndonjë video loje në telefonin tuaj, derisa jeni gjithashtu duke shikuar TV.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën PLoS One, multitaskingu mund ta ndryshojë strukturën e trurit, dhe atë jo për mirë.
Skanimet MRI të kryera në pjesëmarrësit e studimit të cilët raportuan se bënë sasi më të larta të këtij multitaskingu të ashtuquajtur të medieve, zbuluan dendësi më të vogël të materies gri në rajonin e trurit më të lidhur me logjikën dhe emocionet më të larta, transmeton Koha.net. Ata performuan më keq në detyrat mendore sfiduese dhe kishin më shumë vështirësi emocionale në situata shoqërore.
Dhe tani lajmi i mirë. Studime të tjera kanë treguar se disa aktivitete mund ta rrisin dendësinë e materies gri në tru, duke përfshirë teknikën e trajnimit të sjelljes të quajtur meditimi i vëmendjes. Kjo ju mëson të përqendroheni në “këtu dhe tani” për ta zgjidhur një shumëllojshmëri të problemeve, nga anksioza deri tek ngrënia e tepërt.
Më shumë se të ofrojnë shpërqendrim ose argëtim, video lojërat e caktuara, kur luhen me vëmendje të pandarë, në fakt mund t’i përmirësojnë aftësitë e ndryshme. Për shembull, lojërat aksion mund ta përmirësojnë aftësinë tuaj për të gjetur objekte të shumëfishta në një hapësirë të shkurtër kohore, ndërkohë që lojërat e përputhjes dhe kujtesës mund t’i përmirësojnë detyrat vizuale të kërkimit.
Ajo që është edhe më mbresëlënëse, mësimi i një gjuhe të dytë mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit pavarësisht se sa i vjetër jeni kur filloni. Përveç kësaj, mund të jetë shumë zbavitëse, veçanërisht nëse udhëtoni në një vend të huaj për ta vënë atë në përdorim.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...