Ku është vendi më i mirë për të ruajtur hudhrën dhe qepën?

09:04 | 21 Maj 2021
Trina Galanxhi

Disa ushqime të shëndetshme mund të qëndrojnë në frigorifer për javë të tëra. Qepa dhe hudhra nuk hyjnë në atë kategori.

“Qepët thithin më shumë lagështi në frigorifer, kështu që prishen më shpejt,” thotë Kristen Farmer Hall, një kuzhiniere dhe bashkëpronare e një ëmbëltoreje në Birmingham, transmeton portal arbresh.info

Për hudhrën, shpjegimi është pak më ndryshe: ruajtja e saj në frigorifer inkurajon mbirjen.

Në vend që t’i ruani në frigorifer, ato vendosni në një vend të freskët, të thatë dhe të ajrosur.

Lagështia ose mungesa e lëvizjes së ajrit do të përshpejtojë prishjen e tyre dhe rrezet e diellit do të bëjnë që ato të mbijnë. Kur ruhen siç duhet, qepët mund të kenë një afat të gjatë raftimi prej rreth 30 ditësh.

Hudhra duhet të ruhet në të njëjtën mënyrë: në një vend të freskët, të thatë dhe të ajrosur dhe në këto kushte mund të zgjasë nga 3 deri në 5 muaj.

Nga ana tjetër, nëse tashmë e keni pastruar qepën, duhet të futet në frigorifer, ku mund të zgjasë nga 10 deri në 14 ditë. Nëse e prisni, afati është 7 deri në 10 ditë.

Hudhrën e pastruar dhe të copëtuar mund ta vendosni në ngrirje, por ta mbështillni sa më mirë për të parandaluar depërtimin e ajrit.

Është e rëndësishme të mos e mbani atë në temperaturë dhome, sepse kjo mund të inkurajojë rritjen e Clostridium botulinum – një bakter helmues që mund të jetë vdekjeprurës, sipas Universitetit të Kalifornisë./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme