Kripa e detit e pa përpunuar bën më shumë se sa t’i shtojë shije recetave të ndryshme të gatimit. Sipas të dhënave, këto lloje kripërash arrijnë të pastrojnë dhe mbrojnë sistemin tretës, veshkat dhe qarkullimin e gjakut. Dikur quhej ‘ari i bardhë’ dhe mund të jetë një nga produktet më efektive në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.
Por bëni kujdes nuk bëhet fjalë për kripën e zakonshme që përdorim në kuzhinë. Kripa e detit përmban përreth 82 elementë terapeutik për organizmin tonë. Ajo ka një ngjyrë të përhimët, që nëse përpunohet i humbet të gjitha vlerat e saj ushqyese duke e mbushur trupin tonë me toksina. Kripa e pa përpunuar është e pasur me nivele natyrale të jodit, magnezit dhe është pa aditivë ushqimorë, rezultat i kontaktit me diellin.
Kripërat që mund të përzgjidhni
Sipas burimeve, tri janë kripërat që mund të zgjidhni: kripa detare e Atlantikut, kripa e Himalajeve dhe ‘lule kripën’ që grumbullohet në Bretanjë.
Për çfarë mund të përdoret kripa e papërpunuar?
Një këshillë më shumë
Pini një gotë me ujë të vakët me një lugë çaji me kripë të papërpunuar për një muaj, çdo natë para se të flini. Kështu do të keni forcuar sistemin imunitar dhe do të shikoni një përmirësim të sistemit tretës.
Lëkurë më e shëndetshme
Mund të përdorni kripën e pa përpunuar gjatë larjes suaj, duke fërkuar lëkurën me lëvizje rrethore. Ajo do të largojë të gjithë qelizat e vdekura të lëkurës por dhe do të ndihmoj në qetësimin e muskujve. Nëse këmbët ju dhëmbin apo ju fryhen në fund të ditës, mjafton të mbushni një enë me ujë dhe të shtoni 2-3 lugë me kripë të pa përpunuar. Mineralet që përmban kripa e papërpunuar arrin të qetësojë dhimbjet e kockave dhe të nxisin qarkullimin e gjakut.
Eliminon stresin dhe ankthin
Përzieni në një shishe 1.5 l ujë me një lugë çaji me kripë të papërpunuar dhe pijeni gjatë ditës. Një përzierje e tillë arrin të ‘zgjojë’ receptorët që përthithin vitaminën D si nga ushqimet dhe nga ekspozimi i diellit. Siç e dimë, kjo vitaminë është thelbësore në luftimin e ankthit, stresit dhe depresionit.
Përdorni sa më shumë të mundeni këtë kripë
Kripa e tavolinës kalon në një proces aq të gjatë kur prodhohet, sa produkti final shkakton aq shumë shqetësime shëndetësore. Mes problemeve që shkakton mund të përmendim: hipertensionin, arteriosklerozën, humbje të kujtesës dhe rritje të aciditetit të stomakut. Prandaj mjekët këshillojnë që të zëvendësohet sa më shumë të jetë e mundur, kripa e zakonshme me një kripë të papërpunuar. Këto lloje kripërash përthithet lehtë nga organizmi dhe përmban oligo-elementët që nxisin rigjenerimin e qelizave. Gjithashtu ajo ekuilibron pehashin (pH) në organizëm dhe stimulon sistemin imunitar , largon helmet dhe i jep trupit energji. /AgroWeb.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë