Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një virus të ri të ‘stilit coëpox’, që mendohet së mund ta shërojë çdo lloj të kancerit.
Trajtimi i quajtur CF33, ka arritur t’i tkurrë tumoret tek minjtë, shkruan The Daily Telegraph.
Eksperti amerikan i kancerit, Yuman Fong, është duke e drejtuar eksperimentin që po zhvillohet në një institut të Australisë.
Shkencëtarët po synojnë që ta fillojnë testimin tek pacientet me kancer në gji, por ata mendojnë se i njëjti trajtim mund të funksionojë edhe tek rastet me kancer në mushkëri, fshikëz, stomak, zorrë, etj.
Ata kanë paralajmëruar se trajtimi i suksesshëm tek minjtë nuk garanton se do të jetë i suksesshëm edhe tek njerëzit.
Por, profesori Fong është optimist dhe thotë se metodat tjera që kanë qenë efektive tek minjtë kanë rezultuar të suksesshme edhe tek njerëzit./ts/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...