Infektolgu Valbon Krasniqi ka thënë vala e re e coronavirusit ka ardhur në Kosovë.
Drejtori i SHSKUK-së që është edhe infektolog me profesion, Valbon Krasniqi thotë se arma më e mirë për mbrojtje nga virusi mbetet vaksinimi.
“Vaksinimi mbetet arma më e fortë e parandalimit të infektimit nga COVD-19 dhe nën variantet e tij”, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi për rtv dukagjini.
Infektologu ka folur për rikthimin e COVD-19 dhe të nëntipeve të tij, duke thënë se dy variantet e reja të Omicronit janë BA4 dhe BA5.
Krasniqi ka thënë se këto variante janë duke u studiuar se çfarë shpejtësie kanë në përhapje, sa është rezistent imuniteti ndaj këtyre varianteve, dhe ndikimi i këtyre te personat që kanë kaluar infektimin.
“Këto variante janë prezente në komunitet, por se sa do të jenë të rrezikshme ende nuk ka informata”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se për momentin këto variante nuk po kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinimit, pasi sipas Krasniqit, ata nuk po hospitalizohen/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...