Google ADS

Kosovë, tri infermiere të prekura me koronavirus

10:18 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Ka shkuar në tre numri i infermiereve të prekura me koronavirus në Kosovë, shkrun arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së shëndetësisë.

Aty thuhet se dy infermiere janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

“Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19:

• 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa
• 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind.
(Burimi: Klinika Infektive, raporti Dr.S.N.).”/arbresh.info/

Në Klinikën Infektive gjenden 40 persona me Covid 19, 6 në gjendje më të rëndë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme