Kosova në raport me vendet e rajonit ka avancuar shumë në trajtimin e sëmundjes së Osteoporozës si në nivelin sekondar ashtu edhe atë primar.
Ky është vlerësimi që e ka dhënë reumatologu Ismet Bajraktari, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Osteoporozës në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, osteoporoza paraqitet më shpesh tek moshat e shtyra dhe se rastet më të rralla janë që paraqitet në moshën e re.
Ai tha se osteoporoza më shumë prek ginën femërore se sa atë mashkullore dhe se rastet më shpeshta janë kur prek grat 10 vite pas menopauzës.
Bajraktari tha se në Kosovë vërehet se ka ngritje të vetëdijes sa i përket identifikimit dhe konsultave me mjekë për identifikimin e sëmundjes së ostraporozës.
“Për sëmundjen e osteoporoza duhet të merret vitamina D dhe konsumimi i mishit të peshkut”, tha ai, duke shtuar se numri i pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje është i madh dhe çdo ditë e më shumë është në rritje.
Ai tha se Klinika Reumatologjike në QKUK e trajton mirë ostroporzën.”Osteoporoza është një sëmundje e qetë dhe manifestohet vetëm kur ka thyerje. Pra, me ostroporzën mund të jetohet , por që jeta vështirësohet. Nëse zbulohet në fazën e hershme marrja e sasisë së kalciumit do të pengojë shumë komplikimet që i jep osteoporoza. Në fazën kur ka avancuar atëherë duhet të futën edhe barna edhe tjera”, tha reumatologu Ismet Bajrakatari.
Ndryshe, Osteoporoza e quajtur si “epidemi e heshtur” një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore, ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresive.
Shpesh pa shenja deri sa ndodh fraktura e parë dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton osteoporozën. Mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës mund të shmangë shumë nga frakturat.
Kjo sëmundje paraqet problem social dhe shëndetësor në gjithë rruzullin tokësor në shtetet e zhvilluara, por edhe në shtetet në zhvillim (Kosovë).
Osteoporoza është sëmundje e moshës së shtyrë. Është e rëndësishme për shkak të kostos së lartë të shpenzimeve të mjekimit dhe prevalencës së lartë të thyerjeve, të lidhura me lëndimet për shkak të dobësimit të reflekseve, pengesave në të pamurit, koordinimit të dobët të lëvizjeve dhe sëmundjeve neurologjike.
Osteoporoza postmenopauzale te femrat, paraqitet pas menopauzës dhe shoqërohet me nivel te ulët të estrogjeneve dhe rritje të nivelit të citokineze.
Osteoporoza senile paraqitet në moshën mbi 70 vjeçare dhe shkaktohet nga aktiviteti i zvogëluar i osteoblasteve. Faktorët e rrezikut më të shpeshta janë : historia për fraktura në anëtarët e familjes (prindërit), pesha e ulët trupore, konsumimi i alkoolit dhe i duhanit, përdorimi i kortikosteroideve mbi 6 muaj në dozë mbi 7.5 mg/ për ditë, menopauza në moshën 45 vjeçare dhe aktiviteti i ulët fizik.
Zvogëlimi i aktivitetit fizik është në korrelacion direkt me zvogëlimin e masës kockore në pleqëri, i shoqëruar me humbje të drejtpeshimit në mes të strukturimit, gjegjësisht resorbimit kockor.
Vlerat e larta të përbërësve kockor në gjak dhe Ca në gjak dhe ekskretimi i rritur i Ca në urine janë shenja të resorbimit të rritur kockor.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...