Nuk ka asnjë produkt i cili deri më tani po kërkohet më shumë në tregun farmaceutik kosovar se sa maskat mbrojtëse dhe dezinfektues të duarve për shkak të panikut që qytetarët kanë nga përhapja e koronavirusit.
Kjo ka bërë që dyqanet e farmacive t’i çojnë në qiell çmimet, raporton portali arbresh.info.
Qytetarët thonë se kanë vërejtur rritje të çmimet në barnatore, sipas tyre është mjaft shqetësueses që mundohen të përfitojnë nga ky rast.
E, për këtë situatë ka reaguar edhe ministri i shëndetësisë Arben Vitia, i cili ka thënë se ka kërkuar nga të gjitha organet përgjegjëse që të merren me këto raste dhe kudo që konstatohet shkelja të merren masa kundër tyre.
Po ashtu, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, përmes një konference të mbajtur për shtyp, deklaroi se 15 inspektorë janë në terren duke i hetuar ngritjen e çmimeve.
Në lidhje me këtë tashmë Administrata Tatimore e Kosovës ka ofruar edhe një numër në dispozicion qytetarëve që të raportojnë për keqpërdorimin e situatës me koronavirus nga ana e dyqaneve dhe barnatoreve që shfrytëzuan rastin për ti ngritur çmimet.
Të gjithë ata që shohin ndonjë keqpërdorim mund të lajmërohen në :038 222 165.
Deri më tani, në Kosovë akoma nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus./A.Zeka/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...