Një studim i fundit tregon se pse është shumë e vështirë që të largohet virusi që po merr jetë njerëzish.
Koronavirusi i ri mund të mbijetojë në ajër për rreth tre orë dhe në sipërfaqe të caktuara deri në tre ditë, ka gjetur studimi i ri, transmeton portal arbresh.info
Një studimin e botuar këtë javë, shkencëtarët amerikane thanë se transmetimi i virusit përmes ajrit është ‘i besueshëm’, pasi virusi mbetet në ajër për rreth tre orë.
Studimi zbulon se bakteriet e virusit mund të jetojnë deri në katër orë në bakër, 24 orë në karton dhe dy deri në tre ditë në plastikë.
Këto gjetje paraprake mund të ndihmojnë në shpjegimin se pse virusi po shpërndahet me kaq shpejtësi.
Për javë të tëra, shumë ekspertë kanë thënë se përhapja e shpejtë e sëmundjes, e njohur si Covid-19, është tregues i një virusi që është shumë i transmetueshëm.
LEXO EDHE: Italiani merr masa ekstreme për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Koronavirusi është përhapur në më shumë se 115 shtete dhe ka infektuar mbi 126,000 njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, në fund të dhjetorit dhe Organizata Botërore e Shëndetit këtë javë shpalli shpërthimin si një pandemi.
“Transmetimi i sëmundjes në ajër ka qenë qëllimi i studimit tim”, tha Dr Bharat Pankhania, një pedagog i lartë klinik në Universitetin e Exeter.
Pas Kinës, SHBA dhe Europa janë në vështirësi për shkak të koronavirusit, ndërsa Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga sëmundja që po merr jetë shumë shpejtë.
Deri me tani Italia ka regjistruar rreth 1019 vdekje, ndërsa në SHBA besohet se numri i të infektuarve në Ohio të ketë shkuar deri në 100 mijë./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...