Koronavirusi mund të vazhdojë të qëndrojë në spermën e meshkujve edhe pasi të shëroheni.
Ky është një konstatim i nxjerrë të enjten nga studiuesit kinezë, i cili rrit mundësinë që virusi të transmetohet seksualisht, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Një ekip në Spitalin Komunal Shangqiu testoi 38 pacientë meshkuj të trajtuar në kulmin e pandemisë në Kinë, në muajt janar dhe shkurt.
Dhe rreth 16 për qind e tyre kishin prova të koronavirusit në spermën e tyre, raportoi ekipi në revistën JAMA Network Open.
Rreth një e katërta e tyre ishin në fazën akute të infeksionit dhe gati 9 për qind e tyre ishin duke u shëruar.
“Ne zbuluam se SARS-CoV-2 mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve me COVID-19, dhe SARS-CoV-2 mund të zbulohet në spermën e pacientëve që shërohen”, ka shkruar Diangeng Li nga Spitali i Përgjithshëm i Ushtrisë së Popullit Kinez dhe kolegët e tij.
“Edhe nëse virusi nuk mund të ‘kopjohet’ në sistemin riprodhues të mashkullit, ai mund të vazhdojë, ndoshta mund të rezultojë nga imuniteti i privilegjuar i testikujve”, shtoi ekipi.
Imuniteti i privilegjuar do të thotë që sistemi imunitar nuk mund të arrijë plotësisht rajonin për të sulmuar ‘pushtuesit viralë’.
Megjithatë, sipas shkrimit të CNN, ky nuk është një konstatim befasues pasi që shumë viruse mund të jetojnë në traktin riprodhues të mashkullit.
Të dyja viruset Ebola dhe Zika u gjetën të përhapen në spermë, ndonjëherë disa muaj pasi një pacient mashkull ishte shëruar.
Gjithsesi, ende nuk është e qartë nëse coronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë pasi gjetja e provave të virusit nuk do të thotë se është infektive. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...