Specialisti i sëmundjeve infektive ka zbuluar se koronavirusi nuk është virus që mund të përhapet vetëm nga duart, frutat, perimet, unzat e sipërfaqe tjera, por sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm edhe për telefonin.
Profesori Nigel McMillan, nga Universiteti Griffith, i specializuar për sëmundjet infektive dhe rrezikun e transmetimit, krahason koronavirusin me sëmundjet tjera, transmeton portal arbresh.info
Për Daily Mail ai tha se virusi mund të jetojë në sipërfaqe të panumërta, dhe se duhet ‘të jeni veçanërisht të kujdesshëm me smartphonet’, të cilin mesatarisht e prekum 2,617 herë në ditë.
Studimet kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë në llojet e qelqit të butë dhe plastikës që gjenden në telefonat inteligjentë deri në nëntë ditë në varësi të kushteve.
“Covid-19 mund jetojë në çdo sipërfaqe dhe sa më e lagësht të jetë, aq më gjatë do të jetojë atje,’ shpjegoi profesori McMillan.
“Gjëja më e sigurtë që duhet të bëni është të pastroni edhe telefonin tuaj, të cilin më së shpeshti e kemi në dorë”, tha ai.
“Pastrojeni çdo herë që dikush tjetër ta prek atë, pasi virusi mund të jetojë në të shumë më gjatë se sa mendoni”, shtoi ai.
OKB plan global për të ndihmuar vendet e varfra kundër koronavirusit
Duke pasur parasysh përhapjen e sëmundjes me shpejtësi të madhe, specialist sugjeron që telefonin tuaj duhet ta pastroni shpesh.
Deri me tani janë raportuar mbi 20 mijë të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën./arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane