Një infermiere në Britani të Madhe është duke inkurajuar njerëzit që të pastrojnë stolitë e tyre çdo ditë.
Me një numër të madh të prekurish nga koronavirusi në Europë, të gjithë janë në një gjendje gatishmërie për të luftuar sëmundjen që po merr shumë jetë njerëzish, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Detajet më të reja rreth shpërthimit të koronavirusit në gjithë botën
Në një postim në Facebook, infermierja nga Britania e Madhe ka bërë thirrje që përpos duarve të pastrohen edhe unazat, pasi sipas saj ato mbledhin shumë mikrobe brenda.
Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje që rrobat që veshni jashtë të mos i hidhni mbi divane kur hyni brenda. “Edhe gjërat tjera që mbani me vete jashtë shtëpisë duhet të pastrohen shumë shpesh dhe asnjë natë mos flini pa bërë dush”, sqaron ajo.
Në Itali numri i vdekurve me koronavirus ka shkuar në 200, ndërsa në SHBA në 19. Numri i të prekurve është duke u rritur me shpejtësi të madhe, ndërsa Italia ka marrë vendim që të vendosë në karantinë mbi 16 milionë njerëz./arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...