Kontrolle për këdo që rrit çmimet, AKU nis aksionin në terren

11:45 | 15 Mars 2020
V. S.

Task Forca e ngritur në kuadër të masave kundër përhapjes së koroanvirusit mëngjesin e sotëm ka dalë në terren për të vëzhguar situatën me çmimet e produkteve në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi.

Task Forca me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së u njoftua se që dje se do të fillonte aksionin në terren.

Kujtojmë se ditën e djeshme 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime janë kapur me çmime abuzive ndaj qytetarëve. Rastet u njoftuan nga ministria e Financave dhe Ekonomisë janë konstatuar pas denoncimit të qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme