Kontakti lëkurë me lëkurë, ja cilat janë përfitimet e foshnjes dhe babait të ri

07:48 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Është e ditur se marrëdhënia e fëmijës me nënë është e fortë dhe shumë e rëndësishme, por kjo vlen edhe për babain.

Edhe midis tij dhe fëmijës mund të krijohet një lidhje shumë e fortë e madje që në ditët e para pas lindjes. Për të favorizuar edhe më tepër këtë marrëdhënie, babai duhet të përpiqet të qëndrojë sa më tepër në kontakt me të.

Si mund të përforcohet marrëdhënia me babain?

Për t’u përfshirë edhe më shumë në jetën e fëmijës babai mund të praktikojë kontaktin lëkurë me lëkurë, e cila është mënyra e parë për të favorizuar lidhjen e mirë mes tyre. Do të mjaftonin 10 minuta në ditë, ndoshta ndërmjet një vakti dhe tjetrit apo pasi fëmija është zgjuar nga gjumi dhe ka pirë. Ky është në të vërtetë edhe një gjest që eviton depresionin post-partum që në disa raste prek edhe babain, i cili ndihet disi i “lënë pas dore” nga nëna e re pas lindjes së fëmijës.

Kontakti lëkurë me lëkurë favorizon gjithashtu edhe qetësimin e babait dhe fëmijës, i cili ndihet më tepër i mbrojtur pasi ka kaluar një “traumë” të tillë si lindja. Ky kontakt favorizon gjithashtu edhe ndryshimin e emocioneve të fëmijës, duke i bërë ato të jenë tepër pozitive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme