Të pasura me vitamina dhe minerale, bananet janë frutat më të shëndetshme në botë. Konsumimi i të paktën një bananeje në ditë ju ndihmon të ulni rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme dhe përmirëson shëndetin.
Bananet janë gjithashtu një nga frutat më të preferuar të pothuajse gjithë njerëzve. Por, e dinit që banania mund të jetë më e mirë se një ilaç? Nëse për çdo problem me shëndetin merrni ilaçe, ju mund të bëheni të varur ndaj tyre, pa harruar efektet e shumta anësore që ata kanë. Prandaj është mirë që për probleme të vogla të përdorni kura natyrale dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime.
Këto 6 probleme me shëndetin mund të zgjidhen më mirë me banane:
Problemet me tretjen (kapsllëku dhe gazrat) – Ky frut është një probiotik që stimulon tretjen e ushqimeve. Fibrat e shumta në banane ndihmojnë në normalizimin e zorrëve. Ai shërben si një laksativ natyral.
Stres – Stresi prek direkt metabolizmin duke ulur nivelin e kaliumit dhe sheqerit në trup. Konsumoni një banane çdo ditë për të rregulluar nivelet e kaliumit, sheqerit dhe energjisë. Gjithashtu mbani zemrën të shëndetshme me këtë mënyrë.
Tensioni i gjakut – Shumë njerëz kanë tension të lartë të gjakut pasi kanë mungesë të kaliumit dhe konsumojnë sasi të mëdha të kripës çdo ditë. Kaliumi tërheq kripën nga ushqimi dhe e nxjerr jashtë trupit. Prandaj konsumoni banane për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.
Sindromi premenstral – Këto fruta janë të pasura me vitaminën B6, që kontrollon nivelet e glukozës. Nëse këto nivele janë në rregull, atëherë nuk do të keni shumë dhimbje para se t’ju vijë cikli menstrual. Bananet ulin gjithashtu shanset për fryrje ose dhimbjet të barkut, apo ndryshim të humorit gjatë ciklit menstrual.
Depresion – Bananet ndihmojnë në kalimin e depresionit falë niveleve të larta të triptofanit, që konvertohet në serotoninë, duke i bërë më të lumtur neurotransmetuesit e trurit.
Ndihmon për t’u dobësuar – Kombinimi i një bananie me ujë në temperaturë dhome do të përshpejtojë metabolizmin dhe mund të ndikojë në reduktimin e yndyrës në trup. Bananet përmbajnë gjithashtu një lloj niseshteje që ju bën të ndiheni të ngopur./sotnews/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...