Duke ngrënë tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do të dobësoheni më lehtë. Sipas studimit të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye bëhet e ditur se me anë të dietës e cila konsiston në ngrënien e tre hurmave një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do ta keni më të lehtë të dobësoheni.
Dieta me hurmë ishte dhe tema e studimit. U analizuan të sëmurët të cilët kanë dhënë katër kile në muaj duke konsumuar hurmë një orë para vakteve. Hurma këshillohet të konsumohet sepse përmban të gjitha llojet e vitaminave dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Specialistët të cilët realizuan studimin sugjerojnë që gjatë muajit të ramazanit iftari të hapet me hurmë.
Spitali i studimeve Umraniye është duke analizuar hurmën nga ana shkencore. ‘Pa bërë asnjë ndryshim në programin e ushqyerjes , pacientët tanë obezë kanë konsumuar nga tre hurma një orë para ushqimit. Në këtë mënyrë kanë dhënë tetë kile për dy muaj. ‘ –shprehet shefi i klinikës së spitalit studimor Umraniye Doç. Dr. Mesut Başak.
Me dietën e bërë duke ngrënë nga tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës është vërtetuar se dobësoheni më shpejt sepse hurma të jep ndjesinë e ngopjes dhe përshpejton lëvizjet e zorrëve . Tani ky fakt do të argumentohet me anë të të dhënave mjekësore.
Konsumojeni dhe në syfyr
Duke theksuar se muaji i ramazanit është koha më e përshtatshme për të filluar dietën me hurmë Doç. Dr. Mesut Başak u shpreh kështu : ‘ Të gjithë agjëruesve u sugjeroj ta hapin agjërimin me hurmë. Në vend të ngrënies së ushqimit le të hanë tre hurma , të pine ujë dhe të presin një orë.
Nëse do të hanë iftar pas një ore stomaku do të jetë në fazën e pritjes së ushqimit. Do ta kenë më të lehtë . Me më pak ushqim do të qëndrojnë të ngopur për një kohë më të gjatë.
Kjo është një zgjidhje e përshtatshme për ato të cilët kanë probleme me zorrët gjatë ramazanit. Dhe kështu edhe mund të dobësohen. Përsëri u këshilloj agjruesve të hanë hurma një orë para syfyrit. Në këtë mënyrë do të jenë të ngopur gjatë ditës.
Në studim është analizuar dhe përbërja e hurmës. Të dhënat tregojnë se hurma është një produkt i pasur me vlera ushqyese. 100 gr hurmë përmban 65 gr karbohidrate, 2 gr proteina dhe 0,2 gr yndyrna. Ngaqë përmban sheqer fruktoz nuk përbën asnjë rrezik as për të sëmurët me diabet. Është i vetmi produkt i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.
Ajo përmban dhe 21 % fibra të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Përveç vitaminave A,D,B1, B6, C përmban dhe vitaminat antioksiduese. Përveç mineraleve si hekur, magnez, zink përmban dhe sodium, kalcium. Përkrah veçorive pozitive hurma nuk përmban fare kolesterol.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve