Gurët në veshka mund të zhvillohen te njëra ose te dy veshkat dhe kanë tendenë të prekin njerëzit e moshave të ndryshme.
Përderisa shumica e tyre janë të vogla dhe kalojnë pa dhimbje gjatë urinimit, disa mund të krijojnë probleme serioze, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të kryer nga mjekët në Britaninë e Madhe, gurët në veshka mund të shkaktojnë infeksion me simptoma të pakëndshme, temperaturë të lartë, të dridhura dhe diarre.
Një nga ushqimet që krijon gurët në veshka është edhe spinaqi, që konsiderohet ushqim mjaft popullor për dieta të shëndetshme.
“Spinaqi i papërpunuar përmban acid oksalik, i cili ka aftësinë të lidhet me mineralet në zorrët tona për të formuar oksalate, ose kripëra të patretshme”, tha Sandra Greenbank, dieotologe.
“Konsumimi i spinaqit në këtë formë mund të krijojë gurë në veshka dhe njerëzit që janë të presidpozuar gjenetikisht që të preken nga kjo sëmundje duhet të bëjnë edhe më shumë kujdes”, ka shtuar ajo.
Për më tepër, acidi oksalik besohet se bllokon absorbimin e sasisve të pasura të hekurit, kaliumit, vitaminës A dhe kaliumit.
Kjo është një ndër arsyet që studimet e mëparshme e kanë theksuar se më pas se dy përqind e hekurit nga spinaqi absorbohet kryesisht nga trupi.
Sipas dietologës, spinaqi gjithmonë duhet të zihet për pak minuta para se të hahet./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...