Problemet me artritin mund t’i largoni përgjithmonë duke konsumuar qumështin.
Disa studiues nga Spitali i Bostonit, kanë dalë në këtë rezultat pasi kryen eksperimentin me mbi 800 meshkuj dhe me mbi 1000 femra.
Nga ky studim ata vunë re se tek femrat konsumimi i qumështit bënte më shumë efekt se sa tek meshkujt.
Femrat që pinin qumësht në sasi të mëdha ose të paktën 7 gota në javë, ulja e rrezikshmërisë nga prekja e artritit ishte shumë më e lartë në krahasim me ato që nuk pinë.
Të njëjtin efekt nuk mund të jepte kosi apo djathi sepse nga studimi u vu re se efektin e bënte konsumimi i qumështit të papërpunuar dhe jo nën produktet e tij.
Ndërkohë studiuesit po mendojnë të thellojnë studimet për të kuptuar pse ekziston ky ndryshim në mes grave dhe burrave.
Artriti është një nga sëmundjet më të përhapura në botë llojet e tij janë nga më të shumtat. Ato të cilat e prekin më shumë njeriun kanë simptoma si dhimbje ngurtësim apo edhe vështirësi në lëvizje.
Artriti dëmton indet e trupit të njeriut dhe si pasojë mund të prekë pjesë të tij apo edhe organet e brendshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...