Google ADS

Konsumimi i këtij fruti ul nivelin e sheqerit në gjak

21:32 | 29 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Medikamentet dhe ndryshimet në stilin e jetës, duke përfshirë aktivitetet fizike dhe heqjen dorë të duhanit, janë gjërat që mjekët kërkojnë që pacientët me diabet të tipit 2 të jenë të rregullt.

Kohëve të fundit është gjeture se ekziston një frut që ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, transmeton portali arbresh.info

Hulumtimi i botuar në revisten British Medical Jourlan ka vlerësuar se mënyra jo e mirë e ushqyerjes ndikon te pacientetë me diabet.

Shkencëtarët kanë gjetur se personat që konsumojnë shpesh boronica kanë parë reduktim të rritjes së sheqerit në gjak për 26 përqind.

Boronicat janë fruta të pasura me vitamina dhe minerale dhe përmbajnë një indeks të ulët të sheqerit.

Ushqimet e këtij lloji janë konsideruar prej kohësh si më të mirë për t’u konsumuar nga diabetikët, pasi ato ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të glukozës në trup.

I njejti studim thekson se frutat dhe perimet e pasura me fibra janë të dobishme dhe rekomandohen për këta pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme