Një studim japonez i “Tohuku University” ka zbuluar disa të dhëna mjaft interesantë për shëndetin tonë.
Ai tregon se kryesisht personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish e bulmet dhe pak fruta dhe perime ishin më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i prostatës.
Konsumimi i kërpudhave një ose dy herë në javë redukton me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të rritet deri në 17%.
Për studimin u monitoruan 36.499 burra midis moshës 40 dhe 79 vjeç, të ndarë në dy grupe.
E para kishte burra që jetonin në prefekturën Miyagi të cilët u monitoruan që nga viti 1990 dhe i dyti me banues në Akisaki që u monitoruan nga 1994 .
Secilit prej burrave iu kërkua të plotësonte një pyetësor që të jepnin informacion në lidhje me zgjedhjet e tyre të jetesës, përfshirë dietën, aktivitetin fizik, pirjen e duhanit si dhe historinë e tyre mjekësore dhe familjare.
Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikat për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.
Kjo sëmundje vret çdo 17 minuta një burrë amerikan duke shkaktuar 31.620 raste vdekjesh brenda një viti/G.SH.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë