Pirja e kafesë ose çajit mund të shoqërohet me një rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe demencës, thotë studimi i fundit.
Sipas një studimi të kryer me individë të moshës 50-74 vjeç është gjetur se pirja e kafes dhe e çajit ndihmon në parandalimin e goditjes në tru, transmeton portal arbresh.info
Goditjet në tru janë ngjarje kërcenuese për jetën që shkaktojnë 10 përqind të vdekjeve në mbarë botën. Demenca është një term i përgjithshëm për simptomat që lidhen me rënien e funksionit të trurit dhe është një shqetësim shëndetësor global me një ngarkesë të lartë ekonomike dhe sociale. Demenca pas goditjes është një gjendje ku simptomat e demencës shfaqen pas një goditjeje.
Yuan Zhang dhe kolegët nga Universiteti Mjekësor Tianjin në Kinë kanë studiuar 365,682 pjesëmarrës, të cilët u rekrutuan midis 2006 dhe 2010 dhe i ndoqën deri në vitin 2020. Në fillim pjesëmarrësit vetë-raportuan marrjen e kafesë dhe çajit. Gjatë periudhës së studimit, 5,079 pjesëmarrës zhvilluan demencë dhe 10,053 përjetuan të paktën një goditje në tru.
Ndërkaq, njerëzit që pinin 2-3 filxhanë kafe ose 3-5 filxhanë çaj në ditë, ose një kombinim i 4-6 filxhanë kafe dhe çaj kishin incidencën më të ulët të goditjes në tru ose demencës. Individët që pinin 2-3 filxhanë kafe dhe 2-3 filxhanë çaj në ditë kishin një rrezik 32% më të ulët të goditjes në tru.
Autorët e studimit theksojnë se gjetjet e studimit sugjerojnë se konsumimi i moderuar i kafesë dhe çajit veçmas ose në kombinim u shoqërua me rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe demencës./newsmedical/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...