Konsumimi i dy gotave jogurt në javë, mund të mbrojë meshkujt nga rritja dhe zhvillimi i kancerit të zorrëve, shkruan Dailymail.
Sipas hulumtuesve të këtij studimi, konsumimi i së paku dy gotave jogurt në javë e zvogëlon rrezikun nga zhvillimi dhe rritja e kancerit të zorrëve për 20%. Ekipi hulumtues i Washington Univesity School of Medicine ka treguar, që këto gjetje mbështesin edhe studimet e mëparshme të cilat kanë sugjeruar, që konsumimi i jogurtit ulë rrezikun nga adenomat dhe zvogëlon numrin e baktereve në sistemin tretës.
Adenomat përfshijnë një rritje jo normale të zorrëve dhe rektumit. Ato janë një formë fillestare e kancerit, kështu që nëse nuk trajtohen me kohë bëhen kancerogjene.
Ky studim, i publikuar në revistën shkencore “Gut”, ka përfshirë analizat e 32.000 meshkujve dhe 55.700 femrave. Këta pjesëmarrës të eksperimentit ishin vëzhguar që nga viti 1986 deri në vitin 2012 dhe kanë deklaruar dietën e tyre çdo pesë vite, duke treguar sasinë e jogurtit që e kishin konsumuar gjatë kësaj periudhe. Në fund të këtij eksperimenti, studiuesit vërejtën që vetëm 5.800 meshkujt kishin zhvilluar adenoma, në krahasim me numrin e femrave që e kishin zhvilluar këtë patologji e që ishte shumë më i lartë.
Hulumtuesit kanë treguar se studimi ka mangësi, kështu që për të përcaktuar mekanizmat e saktë që kanë ndikuar në dhënien e këtij efekti duhet bërë ende studime të tjera. Gjithsesi ata tregojnë se konsumimi i jogurtit është shumë i mirë për organizmin, për shkak se ka vlera anti-inflamatore duke i zvogëluar problemet e sistemit tretës. /Gazeta Express.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...