Një mollë në ditë mban doktorin larg, është një thënie popullore dhe sipas shkëncatëreve kjo ngjan të jetë shumë e vërtetë.
Ngënia e një molle në ditë ndihmon në shmangjen e dëshpërimit, thonë shkencëtarët, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit anketuan rreth 430 të rritur për të parë se si zakonet e tyre të të ngrënit ndikonin në shëndetin e tyre mendor.
Njerëzit që merrnin pesë fruta të rekomanduara çdo ditë kishin më pak gjasa të ishin në depresion, treguan rezultatet.
Ndërkohë, e kundërta ishte e vërtetë për njerëzit që u pëlqente të pinin patate të skuqura. Megjithatë, asnjë lidhje e tillë nuk u gjet në ngrënien e perimeve.
Autorët pretenduan se përfitimet pozitive të frutave mund të shkaktohen nga mënyra se si njerëzit i hanë ato të papërpunuara.
Antioksidantët vitalë, fibrat dhe mikronutrientët e rëndësishëm për funksionimin e trurit mund të humbasin si pjesë e procesit të gatimit.
Autorja kryesore, studentja e doktoraturës, Nicola-Jayne Tuck, nga Universiteti Aston në Birmingham, tha: “Është e mundur që ndryshimi i asaj që hamë të jetë një mënyrë vërtet e thjeshtë dhe e lehtë për të përmirësuar mirëqenien tonë mendore”.
Studimi, i botuar në British Journal of Nutrition, përdori një pyetësor me 428 të rritur të shëndetshëm të moshës 18 deri në 60 vjeç.
Të gjithë u pyeten se sa fruta dhe perime hanë në ditë, duke filluar nga asnjë deri në pesë.
Pyetësori u kërkoi atyre gjithashtu të vlerësonin se sa të lumtur, të trishtuar, të shqetësuar, vigjilent, të përgjumur, të tërhequr apo të uritur ishin.
Studiuesit morën parasysh moshën e tyre, gjininë, peshën trupore, stërvitjen, shëndetin e përgjithshëm dhe marrjen e alkoolit.
Shkencëtarët gjetën se konsumimi i frutave është i lidhur me depresion më të ulët dhe me rezultate më të larta të mirëqenies mendore.
Ngrënia e më shumë ushqimeve të shijshme lidhej me nivele më të larta ankthi, si dhe me ‘gabimet e përditshme mendore’.
Ekipi nuk sugjeroi se sa fruta duhen ngrënë për të parë përmirësime në shëndetin mendor, ose nuk këshilloi një maksimum se sa patate të skuqura duhet të hani./arbresh.info/
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve