Molla konsiderohet një ndër frutat me përfitime më të mëdha shëndetësore. Është vërtetuar se konsumimi i një molle në ditë mund të luajë rol të madh në parandalimin e shumë sëmundjeve.
Por një vlerë të lartë ushqyese nuk përmbajnë edhe farat e saj. Farat e mollës janë helmuese dhe mund të shkaktëojnë dëme serioze për shëndetin tuaj, transmeton portali arbresh.info
Çfarë i bën farat e mollës kaq helmuese?
Farat e mollës kanë shije të hidhur dhe janë pangrënshme. Ato përmbajnë një përbërje të quajtur amigdalin, e quajtur ndryshe laertrile, e cila kur bie në kontakt me sistemin tretës lëshon kimikate toksike të quajtura cianid. Thuhet se edhe farat e kajsive dhe pjeshkëve përmbajnë të njejtat përbërje toksike.
Kjo nuk do të thotë që ju nuk guxoni të përtypni asnjë farë. Gëlltitja e një ose dy farave sigurisht që nuk shkaktojnë dëme të mëdha. Duke pasur parasysh që një farë e mollës ka rreth 1mg-4mg amigladin, konsumimi i 150g të farave shkakton helmim vdekjeprurës.
Në një studim të kryer nga Universiteti i Leeds për të përcaktuar përmbajtjen e amigdalenit në forma të ndryshme të lëngut të mollës është gjetur se lëngu i mollës përmban 75% më shumë amigladinë. Gjithashtu është gjetur se përmbajtjë e amigladenit në lëngun e pastër të mollës nuk paraqet ndonjë problem për shëndetin.
Natyrisht që ju mund të pyesni se sa i sigurtë është vaji nga farat e mollës.
Ky vaj është i njohur për përdorimin në shumë trajtime mjeksore dhe përdoret në shumë produkte kozmetike. Studimet kanë zbuluar kanë zbuluar se vaji i mollës ishte aq i mirë sa çdo vaj ushqimor tjetër dhe është një burim i mirë i antioksidantëve natyralë. /arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen