Sipas shkencëtarëve, domatet mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të pjellorisë te meshkujt.
Domatja e cila përmban licopen – pigmenti që ua jep domateve ngjyrën e kuqe – është dëshmuar se e përmirëson kualitetin e përgjithshëm të spermës duke shkaktuar përmirësime në madhësi dhe në formë, e po ashtu edhe në aftësi të lëvizjes
Hulumtuesit thonë se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë ta reduktojnë nevojën e trajtimeve të pjellorisë në të ardhmen sepse më shumë se 40% e të gjitha rasteve të sterilitetit ndodhin për shkak të prodhimit apo funksionit anormal të spermës.
Për këtë konstatim, ekipi i universitetit të Sheffieldit i ka rekrutuar 60 vullnetarë të shëndetshëm të moshave 19 dhe 30 vjet për një periudhë testimi prej 12 javëve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...