Në kohën e festave tryezat janë përplot ëmbëlsira me të cilat kënaqemi, mirëpo trakti ynë digjestiv, të cilit i nevojiten fibra, këtë nuk e përballon edhe aq mirë.
Zgjidhja është kjo…
Uji i vakët dhe limoni
Në një gotë me ujë të vakët shtrydhni një limon të plotë dhe e pini. Këtë pije mund ta konsumoni edhe për preventivë në mënyrë që të pengoni problemet e tretjes, transmeton Telegrafi.
Vaj ulliri dhe limon
Gëlltitni një lugë vaj ulliri, të cilin, sipas dëshirës mund ta holloni me lëng natyral të limonit. Këtë ilaç shtëpiak për nxitje të tretjes më mirë është të pini në mëngjes ose disa orë pas ngrënës.
Soda e bikarbonatit dhe uji i vakët
Në një gotë me ujë qitni gjysmë luge të vogël sodë bikarbonati dhe përzieni. Ky kombinim tashmë shumë gjeneratave u është i njohur si aleat i tretjes së dobët.
Është me rëndësi të themi që duhet të përdoret vetëm sodë bikarbonati farmaceutike pa alumin, të cilën mund ta blini në barnatore apo në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm.
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...