Google ADS

Kombinimi i fuqishëm me tre përbërës që i pastron arteret, enët e gjakut dhe i largon infeksionet

14:09 | 7 Tetor 2019
Arbresh Info

Nëse keni probleme me lodhjen dhe qarkullimin e gjakut, atëherë kjo recetë është ideale për ju.

E njëjta vlen edhe për individët që kanë imunitet të dobët apo probleme me enët e gjakut.

Kjo pije e mrekullueshme është tejet e fuqishme dhe përbëhet nga tre përbërës – hudhra, xhenxhefili dhe limoni.

Secilin prej përbërësve mund ta gjeni lehtë dhe ka çmim shumë të lirë.

Ekspertët thonë se kombinimi i tyre ka efekte të mahnitshme në shëndetin e përgjithshëm të njeriut, ndërkaq funksionon për mrekulli për trajtimin dhe parandalimin e artereve të bllokuara.

Ky kombinim ndihmon në rregullimin e niveleve të larta të yndyrës në gjak, duke parandaluar bllokadat e përgjithshme, forcimin e sistemit të imunitetit, parandalimin e infeksioneve, pastrimin e mëlçisë, etj.

Përbërësit:

– 4 thelpinj të hudhrës

– 4 limonë

– Xhenxhefil (3-4 centimetra)

– 2 litra ujë

Përgatitja:

Pastroni limonët mirë dhe preni. Qërojeni hudhrën dhe futeni në blender bashkë me limonët e prerë dhe xhenxhefilin derisa të fitoni një lëng.

Produktin e fituar e vendosni në një tenxhere, ia shtoni 2 litra ujë dhe e lini për të vluar. Mos harroni ta përzieni herë pas here.

Posa të vlojë, largojeni tenxheren dhe lëreni të ftohet.

200 ml të pijes së fituar e konsumoni çdo ditë, të paktën 2 orë para shujtave, në stomak të zbrazët.

E tërë terapia zgjatë tri javë dhe përfshin t’i konsumoni 200 ml të këtij ilaçi çdo ditë.

Pastaj i bëni 7 ditë pushim dhe nëse është e nevojshme e përsëritni terapinë.

Për ta përmirësuar shijen, mund t’i shtoni mjaltë organike./Telegrafi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme