Kolesteroli, inflamacioni i fshikëzës dhe ftohja trajtohen me dy përbërës që i keni në shtëpi

10:01 | 21 Janar 2022
Trina Galanxhi

Mjalti është i vetmi ushqim në botë që nuk prishet, mund të kristalizohet vetëm nëse lihet në një vend të freskët për një kohë shumë të gjatë.

Sigurisht, shumë kompanive farmaceutike nuk do t’i pëlqejnë recetat që përfshijnë këtë ushqim unik dhe kanellën, të cilat kanë një efekt të dobishëm në trup dhe shërojnë shumë sëmundje, transmeton portal arbresh.info

Sëmundjet që trajton mjalti dhe kanella janë:

Sëmundjet e zemrës: bëni një pastë me mjaltë dhe kanellë pluhur. Hani çdo ditë për mëngjes, mund ta lyeni me bukë në vend të gjalpit. Ai ul kolesterolin në arterie dhe parandalon sulmet në zemër, redukton problemet e frymarrjes dhe forcon zemrën.

Artriti: Personat që vuajnë nga artriti mund të pinë (mëngjes dhe mbrëmje) një filxhan ujë të nxehtë me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji kanellë. Nëse ky preparat merret rregullisht, mund të shërojë edhe artritin kronik.

Inflamacioni i fshikëzës: Hidhni dy lugë çaji kanellë dhe një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni. Kështu shkatërroni bakteret në fshikëz.

Kolesteroli: Një pije e përbërë nga dy lugë çaji mjaltë dhe tre lugë kanellë të përziera me gjysmë litër ujë është shumë e dobishme për njerëzit me kolesterol të lartë. Studimet kanë treguar se ky trajtim ul nivelin e kolesterolit me 10 përqind brenda një ore.

Ftohja: Nëse jeni ftohur, merrni një lugë gjelle mjaltë të vakët me një majë kanellë çdo ditë për tre ditë rresht. Do të shërojë kollën, ftohjen dhe do të pastrojë sinuset.

Infeksionet e lëkurës: Ju mund të hiqni çdo skuqje ose infeksion të lëkurës duke i lyer me një përzierje kanelle dhe mjaltë të përzier në përmasa të barabarta./arbresh.info/

 

Të ngjashme