Kolesteroli i lartë shpesh quhet “vrasës i padukshëm”, sepse efektet e tij vdekjeprurëse nuk dalin në sipërfaqe.
Megjithatë, nivelet e vazhdueshme të larta të kolesterolit mund të kufizojnë rrjedhjen e gjakut në këmbë.
Janë tre shenja treguese të këtij procesi të dëmshëm që mund të shfaqen në këmbët tuaja, transmeton portal arbresh.info
Kolesteroli i lartë do të thotë që keni shumë yndyrë në gjakun tuaj. Kolesteroli është një substancë dylli e prodhuar nga mëlçia. Ai kryen shumë role të rëndësishme në trup, si për shembull ndihmon trupin tuaj të krijojë membranat qelizore, shumë hormone dhe vitaminë D. Megjithatë, sasitë e tepërta të kolesterolit mund të bllokojnë arteriet tuaja, duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kolesteroli i lartë i vazhdueshëm mund të paraqesë simptoma nëse kufizon rrjedhjen e gjakut në këmbë.
Ky ndërlikim quhet sëmundje arteriale periferike (PAD).
Tre shenjat treguese që shfaqëen në këmbë janë:
Rënia e qimeve të këmbëve
Thonjë të brishtë që thyhen lehtë dhe rriten ngadalë
Ulçera (plagë të hapura) në këmbë, të cilat nuk shërohen.
Sipas NHS në Britani të Madhe, nëse ndjeni dhimbje të përsëritura të këmbëve duhet patjetër të shkoni te mjeku i përgjithshëm.
“Shumë njerëz gabimisht mendojnë se kjo është vetëm pjesë e rritjes së moshës, por nuk ka asnjë arsye pse një person ndryshe i shëndetshëm duhet të përjetojë dhimbje në këmbë. PAD zakonisht diagnostikohet përmes një ekzaminimi fizik nga një mjek i përgjithshëm dhe duke krahasuar presionin e gjakut në krahun dhe kyçin e këmbës”, shkruan express.uk
Për të kontrolluar nivelin e kolesterolit , është e nevojshme që të bëni një jetë sa më të shëndetshme.
Ka disa ushqime që nuk janë vetëm pjesë e një diete të shëndetshme, por ato mund të ndihmojnë në mënyrë aktive në uljen e kolesterolit.
Këshilla më e rëndësishme dietike është të reduktoni yndyrën e ngopur, e cila gjendet në pjesët yndyrore të mishit dhe produkteve të mishit, duke përfshirë salcice dhe byrekë./arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...