Ku qëndron rreziku i kolesterolit të lartë?
Një pacient mund të jetë me kolesterol mjaft të lartë në gjak dhe të prezantohet pa simptoma sepse duhen vite, ndoshta dekada që prezenca e kolesterolit të lartë në gjak të shkaktojë sëmundje të artereve. Të shkaktojë arterosklerozë, insulte cerebrale apo sëmundje të ansive. Kjo do të thotë që nëse ne duam ta mbrojmë një individ duhet të masim vazhdimisht me analiza vlerën e kolesterolit sepse përgjithësisht ai prezantohet pa simptoma.
Duke qenë që për aterosklerozën thuhet që e ka fillesën që në fëmijërin e hershme, e mira është që nivelet e kolesterolit në gjak të maten pse jo që në fëmijëri dhe individët që kanë predispozitë gjenetike (situatë të trashëguara për sëmundje të artereve koronare) individët e asaj familje të vlerësohen që herët.
Gjithashtu në fëmijët obez. Ne sot po shohim që obeziteti po zbret, pra është present edhe tek fëmijët dhe është absolutisht e nevojshme që të matet kolesteroli në mënyrë që ne te jemi korrekt me gjykimin apo ndjekjne në vijëmësi.
Nëse një individ pavarsisht moshës së re, prezantohet me kolesterol të rritur apo me prezencë jo normale të sasis së kolesterolit në gjak, të mirë apo të keq, padiskutim që ndjekja e këtyre individeve pavarësisht moshës bëhet një herë në dy ose tre vjet varësisht nga vlerat. Pra e mira është që ne të kemi informacion për nivelin e lipideve në gjak, konkretisht të kolesterolit që në moshë të re.
Ndërlidhja e kolesterolit me sëmundje të tjera?
Kolesteroli i rritur në gjak ndikon në sëmundjet e arterieve. Nuk është një vlerë fillestare e kolesterolit shumë e rrezikshme, por mbetja me vite e niveleve të larta të kolesterolit në gjak, bëhet/ është arsye për të dhënë ngushtim të enëve të gjakut deri në mbylljen e tyre.
Rritja e kolesterolit në gjak është parë si një ndër foaktorërt esencial që kontriubon në zhvillimin e sëmundjes së arterosklerozës, që do të thotë kontriubon në ngushtimin e arteries së zemrës, trurit apo organeve të tjera.
Po në lidhje me diabetin?
Përveç se arsye për të rritur kolesterolin në gjak, djeta e pa shëndetshme dhe faktorët gjendetik, ka dhe sëmundje që kontriubojnë , pra diabeti në vetvete, konsumi i alkoolit, sëmundjet renale, janë këtoi arsye që çekulibrojnë apo favorizojnë rritjen e kolesterolit në gjak.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...