Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë të udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Cambridge në Britani të Madhe ka gjetur se ekziston një lidhje mes yndyrë në gjak dhe formimit të proteinës beta-amilode, një element kyç në fazën e hershme të sëmundjes Alzheimer.
Ekspertët kanë gjetur se kolesteroli i pranishëm në tru është një element nxitës për formimin e pllakave beta-amiloide, të cilat në fund të fundit çojnë në formimin e pllakave toksike beta-amiloide që rezultojnë në vdekjen e qelizave të trurit, transmeton portali arbresh.info
Ekipa e shkencëtarëve beson se “shtegu” i ri në tru në të cilin proteinat beta-amiloide mbetën së bashku, mund të përfaqësojnë një objektiv të mundshëm për trajtimet e reja.
Deri më tani, komuniteti shkencor mbeti i hutuar për mënyrën se si beta-amiloid filloi të grumbullohej në tru, ku ata paradoksalisht dhe zakonisht janë në sasi të vogla.
Udhëheqësi i studimit, Profesor Michele Vendruscolo tha se tani pyetja kryesore është se si mund të kontrollojmë rolin e kolesterolit në zhvillimin e Alzheimerit duke rregulluar ndërveprimin e saj me proteinën beta-amiloide.
“Nuk po themi që kolesteroli i lartë është shkaku që favorizon procesin e grumbullimit, por sigurisht është një nga faktorët”, tha ai./arbresh.info/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...