Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cenimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.
Sipas kërkimeve shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave. Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.
Çfarë Është Kolesteroli Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm. Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj. Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti. Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë. Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë. Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak. Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.
Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen. Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion. Kolesteroli kontrollohet duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.
Ushqimet që ruajnë ekuilibrat e kolesterolit në gjak tërshëra
Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në gjak.
Avokadot
Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq. Elbi Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme. Arrat Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.
Vaji i ullirit
Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalciumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.
Salmoni, peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rrezikun e atakut në zemër.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?