Tumoret e gjirit ndahen në të mirë (beninj) dhe të këqinj (malinj).
Tumoret e mirë: Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat. Zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.
Tumoret e këqinj vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe kanë emra e veçori të ndryshme. Vetëm 2% nën 30 vjeç dhe 70% mbi moshën 50 vjeç. Hormonet e brendshme kanë një rol të veçantë.
Sëmundjet e gjirit janë një nga shkaqet më të shpeshta e vajtjes së femrave tek mjeku. Ankesa kryesore në tumore është një masë në gji. Zakonisht ajo gjendet në pjesën e sipërme për nga jashtë trupit nëse do ta ndanim gjirin në katër pjesë të barabarta. Një tjetër ankesë rrjedhje nga gjiri, zmadhim i gjirit, retraksion (futje brenda, tërheqje) të gjirit .
Produktet ushqimorë që ne konsumojmë luajnë një rolë thelbësorë në luftën kundër kancerit. Disa studiues anglez kanë bërë kërkime të thelluara dhe kanë zbuluar se kombinimi i ekstrakteve natyralë të shafranit të Indisë,
sojës dhe disa bimëve të tjera janë të dobishme për të eliminuar këtë sëmundje njëherë e përgjithmonë.
Përgjegjës për këtë studim është Madhëa Raj, profesor dhe studiues obstetrik dhe gjinekologjik në “LSU Health Sciences Center Neë Orleans” dhe në “Stanley S. Scott Cancer Center”.
Studiuesit kanë zbuluar se një kokteil i përgatitur nga 6 substanca natyrale që gjenden në pemë frutore, bimë apo specie të tjera mund të eliminojnë krejtësisht qelizat e sëmura që provokojnë kancer në gji pa asnjë efekt anësor apo toksik në qelizat e shëndetshme. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “The Journal Of Cancer”.
Kokteli që zhduk 100% kancerin në gji përgatitet me këto substanca:
izoflavon (gjendet tek soja)
shafran indie
indole-3-carbinol (gjendet në disa perime si psh tek brokoli)
c-fikocianina (gjendet në Spirulinë, algë mikroskopike e ujërave të ëmbla)
resveratrol (gjendet tek rrushi)
quercetina (gjendet tek trëndafili i egër)
Sipas “LSU Health Sciences Center di Neë Orleans” kanceri në gji është tipologjia e dytë e kancerit më e përhapur në botë. Për se jo të mos provohet mjekësia alternative me substanca natyrale që nuk kanë asnjë efekt kolateral.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...