Nëntë muaj të mbushur me ndjesi të veçanta, nga euforia e deri tek mërzitë e çdo lloji. Orë që duhen kaluar pa ankthe, mjekët këshillojnë mos e teproni me listën e gjërave të ndaluara.
Masazhet
Masazhet që janë më të këshillueshme në muajt e parë të shtatzënisë janë ato që zhbllokojnë kyçet. Këto masazhe konsistojnë në lëvizshmërinë të bëra me lëvizje të ëmbla dhe rrethore, të cilat quhen djep dhe që bëhen në zonën e kaviljeve dhe tek gjunjët, transmeton Telegrafi.
I njëjti tip masazhi mund të praktikohet edhe në nivelin e kockës së kërbishtit gjë që jep ndjesinë e një çlodhjeje të skajshme apo edhe në bazë të zverkut, për të vazhduar pastaj me përkëdheli të lehta nga poshtë, lart në pjesën e qafës dhe në fytyrë.
Në këtë mënyrë mund të eliminohet pushimi i rrjedhjes së lëngjeve të anë e fytyrës, kurse limfoderznazhi, masazhi që riaktivizon arkullimin limfatik është më tepër i këshillueshëm në fazën e dytë të shtatzënisë, nga muaji i pestë e më tej.
Paranoja e shtatzënisë
Amerikanët, të parët që e kanë për zakon të kalojnë ankthet e kohëve moderne i kanë lidhur bashkë këto dy terma për të treguar të gjitha frikërat e atyre që presin të bëhen nëna. Një frikë kjo, që mund të arsyetohet me ankthin për shëndetin e fetusit, apo thjesht bëhet fjalë për frikëra që janë fryt i legjendave urbane? Ndoshta, të dyja bashkë. Sepse nëse alkooli, djathi jo i pasterizuar, vezët e gjalla janë vërtetuar se mund të shkaktojnë ndonjë problem, gjëra të tjera si kremrat për rrezitje, manikyri apo edhe ngjyra e flokëve janë vërtetuar se nuk përbëjnë asnjë problem.
Sigurisht disa produkte kozmetikë mund të kenë formula që kanë në bazë substanca toksike, por jo aq shumë sa mund të ndikojnë rrezik infeksioni, ndonjë edhe ekziston, por atëherë do të duhet te marrim të njëjtat masa si gjithmonë, përshembull duke sterilizuar presjet e thonjve apo makinat e depilimit.
Atëherë, si duhen orientuar nënat e ardhshme? Duke i këshilluar që të mos ekzagjerojnë me ato që duhen dhe ato që nuk duhen. Dhe nëse kanë dyshime, atëherë më e mira është që të kërkojnë këshilla të specializuara tek mjeku.
Një ftesë për relaks
Një mesazh që mbërrin nga ekspertët është një fakt ky: shijojeni shtatzëninë, duke vazhduar të bëni jetën e përditshme, pa hequr dorë nga shumë gjëra që keni pëlqyer t’i bëni deri para pritjes së një fëmije. Në mënyrë të veçantë, pritja është një periudhë shumë e bukur për gratë, sepse niveli i estrogjenit dhe progresteronit në gjak është shumë i lartë.
Për këtë shkak, shpjegojnë doktorët femrat ndihen më mirë, flokët dhe lëkura janë më të bukur, fytyra është më e shndritshme.
Menjëherë sapo kalojnë tre muajt e parë, ata më të paqëndrueshmit, që shoqërohen përgjithësisht me marrje mendsh e të vjella nis një periudhë e të ndjerit mirë, sidomos nga ana psikologjike. Dhe pikërisht, aty nga tremujori i dytë, atëherë kur trupi fillon të modifikohet në mënyrë të dukshme, ai edhe ka nevojë për kujdes dhe vëmendje më të mëdha.
Siç nënvizojnë mjekët, thelbësore është të mos shtosh tepër në peshë. Për këtë, nuk nevojiten dietat e veçanta, përveçse në rastet kur ka ndonjë sëmundje dhe është mjeku, ai që i këshillon këto dieta. E rëndësishme dhe e mjaftueshme është të ndekësh një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme dhe të shumëllojshme. Dhe nuk është e nevojshme të ndiqet këshilla popullore “të hash sa për dy”.
Pastaj është e nevojshme të bësh edhe pak lëvizje shëtitje apo gjimnastikë të lehtë. Edhe pse, ideale do të ishte noti në pishinë. Noti është i përsosur për të tonifikuar muskujt për të përmirësuar frymëmarrjen, gjë që ndihmon edhe në procesin e lindjes dhe për të riaktivizuar qarkullimin e gjakut.
Efekte të këqija
Hormonet, përgjegjës për gjendjen e shëndetit psiko-fizik megjithatë, përgjegjës edhe për disa simptoma të këqija, së bashku me rritjen e peshës që shkakton presion mbi ije, ata janë shkak dhe të disa simptomave tipike të shtatzënisë. Lëkura është më e ndjeshme ndaj rrezeve diellore. Kështu rritet rreziku për njollat e errëta, që dermatologët i quajnë gelazma.
Mbi të gjitha është e rrezikuar fytyra. Për të shmangur këtë është i nevojshëm, aplikimi i një kremi mbrojtës me faktor më të lartë, se ai që përdoret zakonisht edhe nëse është dimër. Përsa i takon trupit, më të mëdha janë lodhja, reduktimi i lëngjeve, plasja e kapilarëve, sidomos tek ato që kanë tendenca të lëkurës kuperoze, rëndim të këmbëve, celulit.
Dhe ajo, për të cilën ankohen të gjitha nënat e reja janë çarjet e lëkurës, të cilat provokohen nga hapja mekanike e indeve, por edhe nga dobësimi i fibrave të kolagjenit dhe i elasticitetit.
Kura të ëmbla
Dietat dhe lëvizjet nuk janë të mjaftueshme duhet një kujdes i përditshëm, që lëkura të mos pësojë të tilla dëmtime. Janë të përsosur të gjitha vajrat bimorë, si ai i bajameve që është më ideali për të penguar çarjet e lëkurës, por edhe ai i ullirit apo i misrit, të cilët përthithen mirë nga shtresat e epidermës. Kanë një veti të lartë elasticiteti dhe nuk krijojnë alergji apo irritime të lëkurës.
Vaji duhet të aplikohet me lëvizje të ngadalta në të gjithë trupin, duke u përqendruar më tepër tek barku, gjoksi dhe ijët: zona të cilat janë më tepër të rrezikuara për shfaqen e çarjeve. Ai që duhet mbi të gjitha, është një masazh i cili i bën mirë, përveç të tjerave edhe qarkullimit të gjakut. Ata që duhet të evitohen nga ana tjetër, janë të gjitha vajrat e tjerë esencialë dhe ata me origjinë minerale, si vazelina apo silikoni. /Telegrafi/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen