Reparti i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK sot dhe nesër nuk do të ofrojë shërbime për pacientë, pasi stafi i këtij reparti do të trajnohen për të punuar me CT simulatorin e instaluar rishtas.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Nga ky institucion kanë thënë se trajnimi i stafit do të zgjasë sot dhe nesër me dy ndërrime, për të shkurtuar kohën e pezullimit të shërbimeve për pacientë.
Klinika e Onkologjisë ka një njoftim për pacientët: Nuk kryen këto shërbime sot dhe nesër
Reparti i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK sot dhe nesër nuk do të ofrojë shërbime për pacientë, pasi stafi i këtij reparti do të trajnohen për të punuar me CT simulatorin e instaluar rishtas.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Nga ky institucion kanë thënë se trajnimi i stafit do të zgjasë sot dhe nesër me dy ndërrime, për të shkurtuar kohën e pezullimit të shërbimeve për pacientë.
Njoftim nga Klinika e Onkologjisë në QKUK
Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar per simulimin e pacientëve (CT simulator).
Pas mbarimit te procedurave të instalimit dhe kalibrimit, tashmë klinika posedon CT -simulator modern, i cili ofron kualitet të lartë për identifikimin e zonave me interes.
Në veçanti i identifikon dhe korigjon imazhet në të cilat gjenden trupat e huaj.
Sipas planit të paraparë nga operatori, stafi duhet të trajnohet për 4 ditë, në datat e rezervuara nga ekspertët e fushës për shkak të kalendarit të planifikimit.
Klinika ka vendosur që trajnimi të mbahet në vetëm 2 ditë, me qëllim që numri i diteve gjatë të cilave Reparti i Radioterapisë nuk do të ofrojë shërbime për pacientët të jetë jete sa më i shkurtë.
Andaj, gjatë kohës së trajnimit me 20 e 21 dhjetor 2022( e martë dhe e merkurë), në dy orare të paradites dhe pasditës nuk do të punohet me pacientë në Radioterapi. Pacientët janë njoftuar lidhur me këtë.
Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm që kualiteti i shërbimeve në klinikë të rritet në vazhdimësi, duke e pasur përherë në prioritet shëndetin e pacientëve tanë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...