Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ud. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, me ç’rast nga afër u njoftua në lidhje me punën që po bëhet nga kjo klinikë, fushatën për vetëdijesim dhe me trajtimin e rasteve me kancer të gjirit dhe rasteve tjera të kancerit.
Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, ka njoftuar se vetëm në këtë nëntëmujor janë 239 raste me kancer të gjirit.
Ai mes tjerash njoftoi se klinika në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqatën “ Jeta Vita”, kanë organizuar aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, qoftë përmes ligjëratave të ndryshme dhe formave tjera informuese. Mes tjerash, ai njoftoi se bazuar në statistika, në vitin 2013, ka pasur 700 raste, më 2014, 770 raste me kancer, më 2015, 808 raste, më 2016, 1.236, përderisa në nëntëmujorin e këtij viti gjithsej 1.128 raste.
Drejtori Hyseni, shpjegoi se kjo nuk duhet kuptuar si rritje e numrit, por vetëdijesim dhe raportim e paraqitje e rasteve dhe tendencë për zbulim më të hershëm të rasteve, ngase nga një raport analitik, del se Kosova ka numrin më të vogël të rasteve me kancer në regjion.
Ai shtroi nevojën e funksinailizimit 24-orësh të Klinikës së Onkologjisë, e cila për momentin ofron shërbime 12-orë në ditë. Sa i përket brahiterapisë, ai tha se është duke u punuar dhe i njëjti shërbim deri në fund të vitit pritet të jetë në shërbim të pacientëve dhe të kompletoj gamën e shërbimeve onkologjike.
Ud. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, përgëzoi stafin e onkologjisë për punën, angazhimin dhe profesionalizimin e treguar.
Ai tha se do të angazhohet që në planet afatmesme të punoj për funksionalizim 24- orësh të kësaj klinike, por për ta bërë këtë nevojiten infermier shtesë, e poashtu duhet të bëhet adaptimi i hapësirave të klinikës, apo eventualisht të shihet mundësia e shfrytëzimit të ndonjë hapësire tjetër për vendosje të shtretërve për pacientë.
Dr. Sejdiu tha se do të punoj që në bashkëpunim edh me menaxhmentin dhe kolegjiumin e klinikës të bëhet më e mira e mundshme për pacientët që kërkojnë shërbime onkologjike në kuadër të kësaj klinike.
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...