Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi dhe Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Dr. Hajrije Ismajli e bën pranim dorëzimin e Autoambulancës Neonatale.
Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198,000,00 euro, e cila do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.
Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre.
Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra e vetme referente e nivelit tretësor për kujdesin shëndetësor të foshnjave të porsalindura në Kosovë./Arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...