Nga një janari i këtij viti e deri tani, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 8.115 lindje, 30 % e tyre janë me prerje cezariane.
Ndërsa janë realizuar 4.645 operacione, transmeton Klan Kosova.
Këto të dhëna u prezantuan nga drejtoresha e kësaj klinike dr. Myrvete Paçarada, gjatë një takimi që pati me UD. Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu.
Dr. Sejdiu, falënderoi drejtoreshën për punën dhe angazhimin e treguar, ndërkohë që i ofroi përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë klinikë.
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, mori pjesë edhe në takimin e rregullt të pasdites me kolegjiumin profesional të kësaj klinike, ku u njoftua për së afërmi nga mjekët për punën, sfidat dhe të arriturat e kësaj klinike.
Dr. Sejdiu u tha të pranishmëve në kolegjium se do ta kenë mbështetjen e plotë nga ana e tij si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, si me furnizim me barna dhe material shpenzues poashtu edhe me gjëra tjera të nevojshme për realizimin e punëve të këtë klinikë.
Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit