Anesteziologët në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv kanë realizuar 11 mijë e 772 anestezione në sallat operative të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2021.
Ata janë përkujdesur edhe për një numër të madh të pacientëve të shtrirë në repartet intensive për trajtim mjekësor, numri i të cilëve brenda kësaj kohe, arriti deri në 4 mijë e 612.
Mes tyre, ishin 356 pacientë që u trajtuan në Mjekimin Intenziv Qendror- COVID-19, gjatë muajve janar-maj dhe gusht-shtator 2021.
Mjekët anesteziologë kanë realizuar, gjithashtu, 45 mijë e 450 vizita specialistike për 9 muaj./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...