Përfitimet e ndryshme shëndetësore të një diete të pasur me omega-3 tashmë janë publikuar gjerësisht. Një studim i ri sugjeron që këto acide yndyrore gjithashtu mund të shtojnë pothuajse pesë vjet jetë tek një person.
Studimi i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition ka gjetur lidhjen mes acideve yndyrore Omega-3 dhe jetëgjatësisë, duke arritur në përfundimin se prania e niveleve të larta të omega-3 në gjak mund të parashikojë një shkallë më të ulët të vdekshmërisë tek njerëzit mbi 65 vjeç, transmeton portal arbresh.info
Për hulumtimin e tyre, shkencëtarët analizuan nivelet e omega-3 në gjakun e 2,240 vullnetarëve, të moshës së paku 65 vjeç. Të dhënat u mblodhën për 11 vjet, falë monitorimit mjekësor të pacientëve. Nga ky panel, 57% ishin gra dhe 43% ishin burra. Gjatë periudhës së studimit, 384 pjesëmarrës vdiqën.
Mesatarisht, pjesëmarrësit me nivele më të larta të këtyre acideve yndyrore jetuan 4.7 vjet më gjatë.
Megjithatë, studimi gjeti se kjo vitaminë nuk ndihmon tek duhanpirësit.
Studiuesit vunë re një ekuivalencë midis duhanpirësve që kishin një nivel të lartë të omega-3 në gjakun e tyre dhe jo-duhanpirësve që kishin një nivel të ulët të acideve yndyrore. “Të qenit duhanpirës i rregullt të merr 4.7 vjet nga jetëgjatësia jote, njësoj siç fiton nëse ke nivele të larta të acideve omega-3 në gjakun tënd”, shpjegon Dr. Aleix Sala-Vila, i cili punoi në studim.
Një nivel i mirë i acidit yndyror në gjak është rreth 8% ose më i lartë, ndërsa një nivel i ulët është rreth 3%.
Studiuesit kanë theksuar se në Japoni mëqe ushqimi përmban vlera të larta të Omegës-3, është edhe arsyeja kryesore se pse jetëgjatësia atje është më e theksuar.
Ushqimet e pasura me Omega-3 janë sardelet, ton dhe salmoni. Vaji i lirit ose i rrushit janë gjithashtu të pasura me omega-3. Me një përmbajtje më të ulët, por më të lehtë për tu përfshirë në dietë, perimet jeshile janë një alternativë e mirë. Si gjithmonë, çelësi është të ndryshoni dietën tuaj./arbresh.info/
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas