Google ADS

Kjo sëmundje aq e shpeshtë gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e shfaqjes së astmës tek bebi

07:12 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Nëse shpesh vuani nga ftohjet në shtatzëni, rreziku që fëmija në të ardhmen të vuajë nga astma është më i lartë. Sipas një studimi në Universitetin e Mynihut (Gjermani), që përfshinte 512 gra shtatzëna dhe fëmijët e tyre nga lindja deri në 5 vjeç, në fakt, sa më i lartë numri i ftohjeve në shtatzani, rreziku më i madh i astmës për fëmijën.

Dhe barnat antivirale, shpesh japin efektin e kundërt gjatë nëntë muajve të shtatzanisë.

Rritje e rrezikut të astmës nga ftohja

Alergologët kanë kërkuar që gratë shtatzëna të mbajnë shënim ftohjet dhe infeksionet e tjera virale gjatë pritjes së ëmbël dhe i kanë krahasuar këto të dhëna me incidencën e astmës dhe alergjive tek fëmijët. Duke marrë parasysh sëmundjet nga të cilat vuanin prindërit, studiuesit kanë arritur në përfundimin se ftohja në shtatzani ndikon më shumë në astmën e fëmijëve, sesa trashëgimi i këtyre sëmundjeve nëse i kanë pasur prindërit.

Si munden nënat e ardhshme të mbrohen kundër ftohjes dhe viruseve në qarkullim?

Shmangni vendet që janë shumë të mbushura me njerëz. Në kohë të epidemive sezonale, është mirë të shmangim vendet e mbushura me njerëz dhe ndryshimet e temperaturës. Larja e hundës me fizilologjik mund të ndihmojë: një hundë e lirë për të kryer funksionin e saj të filtrimit të ajrit mbron më shumë nga infeksionet sesa një hundë e bllokuar me mukus.

Vetëm paracetamol nëse rritet temperatura

Nëse sytë e kuq, temperatura dhe teshtimat tashmë janë shfaqur, është mirë të pushoni, të pini shumë ujë, çaj bimor pa sheqer dhe lëng agrumesh, përdorni një lagështues në dhomën e gjumit. Nëse temperaura rritet më shumë se 38 gradë Celsius mund të përdorni paracetamol, ndërsa aspirina dhe ibuprofeni nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë./pernenat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme