Google ADS

Kjo preventivë nga kanceri mund të jetë edhe e rrezikshme: arsyeja përse nuk bën ta teproni me vitaminën D

22:44 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Nëse merrni sasi të mëdha të vitaminës D, është e mundshme hiperkalcemia!

Studimet shkencore kanë treguar që vitamina D mund të ulë rrezikun nga shfaqja dhe zhvillimi i karcinomave, pra ja çfarë mund të ndodhë nëse merrni sasi të tepërt tabletash me vitaminë D, transmeton Telegrafi.

Kur i ekspozohemi dritës së diellit, në trup krijohet vitamina D, prandaj gjatë dimrit shumica vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine dhe e plotësojnë nëpërmjet tabletave.

Vitamina D ndikon pozitivisht në shëndetin e dhëmbëve, të kockave, muskujve, mirëpo, sipas hulumtimeve të paradokohshme është treguar që pengon shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve malinje.

Mirëpo, nëse merrni dozë të madhe të vitaminës D nga ajo e lejuara mund të sëmureni nga hiperkalcemia, përkatësisht nga kalciumi i tepërt në organizëm.

Niveli i shtuar i kalciumit në organizëm mund të dëmtojë kockat, veshkat, shkakton sëmundje të zemrës, inflamacion të pankreasit, madje edhe shkakton komën.

Ekspertët paralajmërojnë që të rriturit nuk bën të marrin dozë më të madhe të vitaminës D, përpos atë e cila është përshkruar në udhëzim të ilaçit, përkatësisht që marrja e më shumë se 100 mikrogramëve mund të jetë e rrezikshme, pos nëse mjeku nuk ka përshkruar terapi të shtuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme