Çaji i sherebelës përdoret për të forcuar trupin dhe në luftën kundër problemeve të shumta shëndetësore.
Kjo pije është përdorur për dekada në mjekësinë popullore dhe është një nga më të fuqishmët për ruajtjen e shëndetit në të gjithë organizmin, transmeton portal arbresh.info
Gjethet e kësaj bime përmbajnë minerale të ndryshme, si magnez, kalcium dhe hekur, ndërsa për nga vitaminat kanë vitamina A, C dhe B.
Sherebela thuhet që është një kurë për të gjithë trupin. Mund të përdoret edhe për organizmin, por edhe për pamjen e jashte. Për lëkurë përdoret në formë vaji dhe ndihmon në parandalimin e akneve.
Stimulon sistemin nervor dhe sistemin tretës dhe është e shkëlqyeshme për uljen e temperaturës së trupit. Përveç kësaj, është një pastrues natyral i gjakut. Çaji i sherebelës forcon maksimalisht imunitetin, prandaj rekomandohet në periudhën kur viruset janë aktive.
Njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i fytit dhe traktati respirator, rekomandohet që të pinë këtë pije, pasi pastron mykozat, madje ka ndikim edhe në infeksionet e organeve gjenitale.
Deri në shpikjen e antibiotikëve, njerëzit e kanë përdorur sherebelën për këto funksione.
Sherebela përdoret jashtë për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të dezinfektuar plagët dhe ulçerat. Meqenëse ka efekt antispasmodik, përdoret edhe për thithjen në astmë, bronkit, por edhe në infeksione të frymëmarrjes./arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...