Problemet me sinuset mund të shfaqen si hundë e mbytur, dhimbje dhe presion në ballë, por edhe vështirësi në frymëmarrje. Nëse edhe ju i përkisni grupit të personave që kanë këto probleme, mund të përpiqeni t’i lehtësoni me pije natyrale.
Borziloku është një opsion ideal sepse përmban kripëra minerale, fibra bimore, kamfor, vajra esencialë dhe substanca të tjera të dobishme, transmeton portal arbresh.info
Kjo bimë është e pasur me vitamina A, K, C dhe B6, si dhe përmban minerale si magnez, mangan, hekur dhe kalium.
Në përgatitjen e çajit të borzilokut, një rregull jashtëzakonisht i rëndësishëm është që ai të mos zihet në ujë, por të hidhet mbi ujë të valuar, për të mos humbur vetitë shëruese.
Hidhni dy lugë borzilok të tharë në një litër ujë të valuar dhe lëreni të mbuluar për 5 minuta. Pas kësaj, mbuloni kokën me një peshqir dhe thithni avullin e çajit duke marrë frymë thellë.
Për cilat sëmundje ndihmon çaji i borzilokut?
Problemet me veshka
Problemet me fshikëzën e urinë
Problemet me urinim
Është gjithashtu një mjet i shkëlqyer për qetësimin e trupit dhe lehtësimin e simptomave të lodhjes kronike, dhimbjeve të kokës dhe pagjumësisë.
Gjithashtu, mund të lehtësojë simptomat e gripit, ftohjes dhe bronhitit.
Përveç kësaj, ndihmon në problemet dermatologjike./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...