Google ADS

Kjo ndodh kur shkoni në fitnes me grim

16:53 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Andy Milwlard, anëtar i Lidhjes Britanike për Kozmetologji dhe Terapi Bukurie jep arsyet se sa e dëmshme është të ushtrosh në palestër me grim në fytyrë.

Kjo sepse me rritjen e numrit të fotografive që i shkrepim kur ushtrojmë fitness, janë rritur edhe rastet kur grimosemi në mënyrë që të dukemi më mirë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë keni disa arsye se pse Milwlard thotë se nuk është mirë të grimoseni edhe kur ushtroni:

  1. Kur ushtroni fitness dhe keni grim në fytyrë atëherë i bllokoni poret tuaja;
  2. Nëse keni akne atëherë vetëm sa e përkeqësoni gjendjen tuaj;
  3. Nëse keni lëkurë të thatë, ju do e bëni atë edhe më të tharë;
  4. Ju do t’i zgjeroni poret tuaja;
  5. Sa herë që ushtroni me grim ne fytyrë, ju i ngjitni toksinat dhe mbeturinat në lëkurën tuaj;
  6. Me kohë lëkura juaj do ta humbë shkëlqimin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme