Chelsey Earnest, një infermiere që punon në Qendrën e Kujdesit të Jetës në Kirkland, Washington, tregoi për CNN se të gjithë pacientët e prekur me koronavirus patën një simptomë të përbashkët – kishin një lloj skuqjeje në zonën përreth syve.
Përpos simptomave si kollë, vështirësi në frymëmarrje, Chelsey tha se “pacientët kishin sy të skuqur”. “Pjesa e bardhë e syrit nuk është e kuqe, por kanë një si hije në zonën e jashtme të syrit,” shpjegoi ajo.
Akademia Amerikane e Oftamologjisë sugjeroi që ka disa raporte që Covid-19 mund të çojë në konjuktivit – i cili shkakton skuqje në zonën e syve dhe rreth tyre.
Problemet e syve nuk janë në listën e simptomave që qarkullojnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, megjithëse lista nuk është gjithëpërfshirëse.
“Ne kemi patur pacientë që kishin vetëm sy të skuqur dhe asnjë simptomë tjetër,” shtoi Earnest. “Pasi shkuam në spital, disa ndërruan jetë.”
Ditëve të fundit, simptoma të tjera po merren parasysh, një ndër to edhe problemi me nuhatjen ose humbjen e aftësisë për të shijuar ushqimin.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...