Kalimi në një dietë me bazë bimore mund të lehtësojë dhimbjen e shkaktuar nga artriti reumatoid, thekson një studim i ri.
Artriti reumatoid është një lloj poliartriti inflamator, i karakterizuar nga inflamacioni në më shumë se katër nyje, transmeton portali arbresh.info
Artriti reumatoid ndodh kur sistemi juaj imunitar sulmon sinoviumin – rreshtimin e membranave që rrethojnë nyjet tuaja, shprehet Klinika Mayo.
Kjo sëmundje mund të prekë personat e secilës moshë, por më së shpeshti fillon në moshën e mesme. Gratë janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.
Një studim i botuar në Frontiers in Nutrition sugjeron që eleminimi i mishit të kuq nga dieta e tyre mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes se reumatizmin.
Studiuesit nga ‘George Ëashington University School of Medicine’ rishikuan “studimet klinike dhe studimet vëzhguese dhe gjetën prova të forta dhe të qëndrueshme që një model diete me bazë bimore mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të përmirësojë simptomat e lidhura me këtë sëmundje.
“Një dietë me bazë bimore e përbërë nga frutat, perimet dhe drithërat mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për ata që vuajnë nga reuma”, tha bashkëautorja e studimit ana Kahleova.
Sipas saj, ky studim ofron shpresë për personat që kanë dhimbje të nyjeve dhe simptoma tjera të ngjajshme./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...