Minjtë-mola lakuriqë kanë sistem të veçantë imunitar për luftimin e tumorit që i bën ata rezistent ndaj kancerit, ka zbuluar një studim i ri.
Më parë besohej se kafshët kishin qeliza që ishin rezistente ndaj shndërrimit në qeliza kanceroze.
Ekipi, nga Universiteti i Kembrixhit, thotë nëse arrihet të kuptohet mënyra si minjtë-mola mbrohen nga kanceri,mund të na ndihmojë të kuptojmë fazat e hershme të kancerit tek njerëzit dhe si ta trajtojmë atë.
Minjtë-mola lakuriqë të njohur ndryshe edhe si këlyshët e rërës, gjenden në Afrikën lindore.
Ato kanë tipare unike siç janë: nuk ndiejnë disa lloje dhimbjesh dhe të jenë në gjendje të mbijetojnë për një kohë të gjatë edhe me nivele të ulëta të oksigjenit.
Mund të jetojnë deri në 32 vjet dhe janë shumë rezistent ndaj kancerit dhe tumoreve. Kohët e fundit është zbuluar se këta minj nuk preken kurrë nga kancer sepse qelizat e tyre të shëndetshme janë të padepërtueshme për tu shndërruar në qeliza kancerogjene. Besohet se trupat e këtyre brejtësve mund të ndalojnë shumëfishimin dhe përhapjen e qelizave kancergjene edhe tek njeriu.
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...